Nuk do të ketë simbole që s’përfaqësojnë Shqipërinë zyrtare në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ky është ultimatumi i UEFA-s dhe policia është e detyruar ta vërë në zbatim këtë urdhër, duke “zhveshur” çdo tifoz që mund të ketë me vete banera, parrulla apo elementë koreografikë me sfond nacionalizmi.
Megjithatë, tifoi-grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka menduar ta kompensojnë gjithçka me dy flamuj gjigantë kuq e zi, të kombit shqiptar, të cilët do të shpalosen sonte në stadium, raporton Telesport.
Kjo kërkesë e mbështetësve të kombëtares sonë është pranuar nga UEFA. Mësohet se flamujt e mëdhenj do të shpalosen në tribunat C1, C2 dhe C3 të “Elbasan Arena”.
Edhe në “Telia Parken”, në fakt, tifozët kuqezinj në Skandinavi kishin përgatitur një flamur me përmasa të konsiderueshme, të cilin e hapën gjatë ndeshjes.
Merret vesh se flamuri gjigant, që do të jetë pjesa kryesore e koreografisë në shkallët e stadiumit, do të jetë i ngjashëm me atë që u shpalos në ndeshjen Shqipëri-Ukrainë në “Qemal Stafa”.
Më herët është bërë e ditur se sponsori gjeneral i kombëtares, “Digitalb”, do të shpërndajë për çdo tifoz që do të hyjë në stadium nga një flamur të vogël kuqezi, si dhe nga një plis,