Lajmet e fundit

Dy jetimë në Podujevë po bëhen me shtëpi të re (VIDEO)

Në një shtëpi shumë të vjetër po jetonin dy jetim në Podujevë.

Por tash atyre po iu ndërtohet një e re.

Krejt kjo punë po bëhet pas iniciativës së Imri Llugaliut i cili ka mbledhur ndihma nga shumë biznese për ndërtimin e shtëpisë së re.

Dy vëllezërit që po e presin me padurim shtëpinë e re, thanë  se sado që janë munduar të punojnë nuk kanë arritur t’i mbledhin paratë për shtëpinë e re.

Ai nuk ka dëshirë të del në televizion nga droja se pastaj do ta ngacmojnë fëmijët e tjerë. E këtë ata mund ta bëjnë shokët e lagjes pasi ata të shkollës nuk i takon. Mësimin e ka braktisur për shkak se i është dashur të punojë.

E imami i xhamisë, i cili ka iniciuar ndërtimin e kësaj xhamie, tha se pas 2 orëve që kur ka postuar në Facebook fotografitë e shtëpisë, ndihmat janë ofruar menjëherë.

Për ata jetimë është ofruar edhe një ndihmë tjetër. Ata  do të kenë mundësi që çdo ditë të ushqehen në një restorant në lagjen e tyre.

Këta dy jetimë njëri 12 e tjetri 18 vjeçar deri në ndërtimin e shtëpisë së re, po jetojnë tek të afërmit e tyre, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.