Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në Prizren, të cilët janë përfshirë në një konflikt ku janë përdorur edhe armë të ftohta, thika.
Gjatë përleshjes, thuhet në raportin e policisë, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar të dyja thikat për të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.