Dje Rreth orës 15:40 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Urgjencën e Spitalit Rajonal ndodhet një person i vitlindjes 1996 i lënduar nga mjeti i mprehtë, njofton Policia e Kosovës.
Një patrullë policore ka ndjekur rastin dhe ka kuptuar se i lënduari kishte marrë plagë në regjionin e gjoksit përderisa kishte qenë në oborrin e Shkollës “Abdyl Frashri”. Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja por policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe është në ndjekje të tij për ta arrestuar. Ndërkaq i lënduari ndalët në kirurgji për trajtim mjekësor, raporton Kosovanews.
Po ashtu një rast i therjes me thikë ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta në Bresanë të Dragashit ku ka mbetur i therur një i ri i vitlindjes 1987. Viktima është therur nga i dyshuari me një brisk xhepi me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat ka marrë ndihmën mjekësore në ambulancën e fshatit e më pas është shtrirë në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal në Prizren. I dyshuari është ndaluar dhe po mbahet nën masën e arrestit. Pritet të sqarohen rrethanat e ngjarjes.