Lajmet e fundit
Dy të lënduar nga sulmi me thika

Dy të lënduar nga sulmi me thika

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar dy të tjerë me thika, duke i shkaktuar lëndime trupore. Megjithatë, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetë.

Lëndimi i parë trupor ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’,në Prishtinë, ku një i dyshuar ka therur me thikë një tjetër në lokalin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sulmi tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dy të dyshuar kanë sulmuar me thikë viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit janë arrestuar, të cilët me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.