Lajmet e fundit

Dy zyrtarë qeveritarë pranojnë veprën penale, ia kthejnë shtetit 400 mijë euro

Ata ishin të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale por pas negocimit me prokurorin ata kanë pranuar fajësinë.

Kjo i obligon ata që buxhetit të ia kthejnë shifrën e parave të lartpërmendur.

Këtë gjë e ka bërë të ditur koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, kur para Këshillit Prokurorial ka paraqitur raportin 3 mujor të këtij organi.

Por, ky rast ende nuk ka marr formën përfundimtare pasi që Gjykata nuk ka caktuar seancë për të marrë një epilog përfundimtar, njofton Klan Kosova.

Në bazë të raportit në këtë rast kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë.

Ndërsa prokurori Shqipdon Fazliu ka kritikuar gjyqësorin për mos caktim të kësaj seance pasi që sipas tij këto vepra penale duhet të trajtohen me prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.