Shyqeri Bytyqi nga Nisma për Kosovën në emisionin “Rrokum Roll” tha se nëse e shohim nga fushata elektorale të dy partive, shihet se ata e kanë vënë fokusin te zhvillimi ekonomik i vendit, e realiteti ishte krejt ndryshe që nga fillmi e devijoj nga ajo që u premtua në fushata
“Me këto marrëveshje që i kanë nënshkruar, i kanë bërë shumë dëm vendit, e kanë futur në kollaps” ,tha Bytyqi.
Sipas tij, opozita ka ngritë kauze kundër marrëveshjeve, por kriza që është krijuar nuk diti të menaxhohet nga pozita, e shteti po venitet ne sytë e qytetareve.
“E nuk e di se ku po i gjejnë ato suksese qe po i prezantojnë”, shtoi Bytyqi.
Ne vazhdim te bisedës Bytyqi tha se s’ka dyshim që ka rritje por janë veç 4 mijë të ri të pa punësuar.
“I kemi thënë që zhvillimi ekonomik aështë shume i smutë dhe i duhet një infuzion shume i mire”, nënvizoi Bytyqi.
Ai tha se ne si qytetar te Kosovës, si shtet duhet të bëjmë provokim ekonomik, e ketë na s’e kemi bë.
“Së pari duhet me pas strategji për zhvillim, e pastaj duhet me të shikojmë kah strategjia e zhvillimeve te mëdha”, tha Bytyqi.
MSA është e rëndësishme ne hapin e integrimeve por s’është aq e rëndësishme për zhvillimet ne biznes”, vlerësoi ai
E bisedën e tij, Bytyqi e përmbylli duke e quajtur qeverinë, një qeveri te dështuar, sepse sipas tij, premtimet qe i ka.