Lajmet e fundit

E dini se çfarë simbolizon Halloween-i?

Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme….

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve.

Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërsht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor). Pushimet në fakt u përshtatën nga nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloëeen janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloween me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.

Halloween vitete fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kosumin më të bukur. Në Amerikanë, Shtëpia e Bardhë i ka hapur dyert fëmijëve të ushtarëve amerikanë të shtunën për të festuar së bashku Halloëeen. Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishel Obama, i pritën me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale. Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloëeen është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishlindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.