Lajmet e fundit

E pabesueshme: 400 milionë euro investime

 

E pabesueshme: 400 milionë euro investime

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është zotuar se ky vit do të përmbyllet me 400 milionë euro investime të huaja.

Sipas saj, deri tani vlera e investimeve të huaja është 240 milionë euro. Ajo po ashtu premtoi se do të përkrah bizneset e vogla dhe të mesme.

Këto komente Bajrami i bëri në konferencën informative për zhvillimin e sektorit privat në Prishtinë, të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, raporton KP.

Në këtë konferencë ishte paraparë të jetë edhe një përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, por sipas organizatorit Komuna nuk e ka dërguar përfaqësuesin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.