Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se shoqëria jonë është lodhur nga korrupsioni, ku institucionet nuk kanë vepruar siç duhet, prandaj është koha të përfundohet ky cikël i frikës dhe mosndëshkimit.
Jahjaga në konferencën e prokurorëve të shtetit, tha se kanë kërkuar reforma në drejtësi sepse kjo është garanci në zhvillim dhe integrim
“Askush nuk mund të vihet mbi ligjin dhe askush nuk mund të amnistohet. Ne jemi lodhur si shoqëri nga korrupsioni duke mbrojtur të korruptuarit. Nuk kemi vepruar ashtu siç duhet. Është koha ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe mosndëshkimit”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se nuk mund të shëmtohemi në një strehë të asnjë grupi ekstremist, por beteja jonë është edhe e brendshme duke treguar të rinjve se zgjidhja është në shkollë dhe jo duke iu bashkuar grupeve ekstremiste.
“Nuk do të lejojmë që cilido grup ekstremist të sfidojë shtetin tonë, kushtetutën tonë”, ka thënë Jahjaga.