Xhejms Bondi ishte serb. Ai quhej Dushan (Dushko) Popov dhe ka lindur më 10 korrik 1910 në T
Ky, në fakt, ishte inspirim për Ian Fleming, që të krijojë personazhin e agjentit 007, në novelën e tij të parë, më 1953, që u pasua edhe nga shumë tjera më pas.
Popov ishte një agjent i trefishtë gjatë Luftës II Botërore. Ai, sic raportojnë shumë media, dhe sic thuhet në shumë emisione e dokumentarë, ka ndihmuar shumë forcat aleate në luftën kundër gjermanëve. Bile, ka paralajmëruar edhe sulmin e japonezëve në Pearl Harbour, më 1941, por nuk është marrë seriozisht, transmeton Klan Kosova.
C’është e vërteta, edhe vetë Fleming, që shkroi për Xhejms Bondin, ka qenë spiun, që ka punuar për shërbimin sekret informativ britanik, transmeton Klan Kosova. Ai e kishte për detyrë ta përcjellë Popovin, që po ashtu ishte i angazhuar në MI6, me emrin e koduar “Tricycle”.
Pos britanikëve, serbi ka punuar, nën emrin “Duško”, për inteligjencën dhe kundërinteligjencën e Mbretërisë Jugosllave, por edhe si “Ivan”, për shërbimin sekret gjerman “Abëer”.
Për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, Popov ka qenë shumë aktiv dhe ka patur punë me shumë njerëz, përfshirë edhe femra të bukura. Me të përfunduar të luftës, Dushko ka jetuar në Amerikë, ndërsa është njohur për një stil ekstravagant të jetesës, ashtu sikur paraqitet Bond në filmat e tij.
Popov ka shkruar memoaret e tij “Spiunimi, kundërspiunimi”, më 1974.
Ai ka vdekur më 1981, në moshën 69 vjecare.
