Skënderbeu ka bërë debutimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Trajneri Mirel Josa tha pas ndeshjes se në përgjithësi kishte mbetur i kënaqur nga skuadra e tij, edhe pse priste më shumë, ndërsa kapiteni Bledi Shkëmbi nuk i fshehu kritikat për paraqitjen e ekipit korçar.
Kapiteni 36-vjeçari tha pas ndeshjes se e respektuan më shumë se meritonte kundërshtarin, pasi hezituan të mbanin topin dhe ta qarkullonin atë, të bënin lojën e tyre të zakonshme, tranmseton telesport.
“Në pjesën e parë patëm një problem, pasi nuk arritëm të bëjmë lojën tonë. Por, unë mendoj se këtu ndikoi edhe presioni psikologjik. Humbja? Natyrisht që lë shije të hidhur. Nëse do të ishim në 100 përqindëshin tonë, ndoshta do të merrnim pikë në “Elbasan Arena”.