Lajmet e fundit

Ecja për të paktën 30 minuta ul rrezikun ndaj sëmundjeve

Ecja është ushtrimi më i thjeshtë e njëkohësisht më efikas për të pasur një jetë të shëndetshme. Janë të shumta studimet që garantojnë se ecja i bën mirë shëndetit.

I fundit është një i Universitetit të Queensland -it në Australi, i cili tregon se si kjo praktikë kaq e thjeshtë e fiskulturës, ul ndjeshëm rrezikun ndaj sëmundjeve më kërcënuese të trupit të njeriut.

Studiuesit australianë pretendojnë se 2 – 4 orë ecje ritmike në javë, ul deri 54% rrezikun nga ataku në zemër, 3 – 4 orë ecje në javë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet diabetike deri në 54%, ndërsa të paktën 3 orë ecje gjatë javës, ul me 40% dhimbjet e shpinës.

Për t’i përfituar këto të mira nga ecja, studiuesit këshillojnë të paktën 30 minuta shëtitje në ditë, mundësisht në mjedise me gjelbërim. Ideale do të ishte të plotësoheshin 10 mijë hapat e famshëm, të rekomanduar nga manuale të ndryshme të aktivitetit fizik.

Sipas një kërkimi të Experimental Physiology, jeta pasive dhe ajo sedentare, është shumë e dëmshme veçanërisht për fëmijët, sepse dëmton kryesisht proçesin e rritjes.

Ecja praktikohet kudo, e në çfardo kushtesh atmosferike, mjafton shumë pak vullnet. Kështu që askush nga ne nuk ka asnjë justifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.