Lajmet e fundit

Ecuria e protestës së opozitarëve në Gjakovë (VIDEO)

Gjakova ishte vendi i radhës ku opozita zgjodhi që t’i kundërshtojnë dy marrëveshjet, pra Asociacionin e Komunave Serbe si dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

E arsye pse zgjodhën Gjakovën për të filluar protestat është se ishte pikërisht Gjakova qyteti ku në fillim të këtij viti filluan protestat kundër Jabllanoviçit.

Në sheshin e Gjakovës mbajtën fjalim liderët e partive opozitare, njofton Klan Kosova.

Lideri i Lëviezjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, për tërë këtë gjendje fajsoi Kyreministrin Mustafa e zëvendësin e tij, Hashim Thaçi.

Por gjakovarët me më shumë brohoritje e pritën liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga Gjakova opozita bënë me dije se protestat do të vazhdojnë deri sa të realizohen kërkesat e tyre, pra tërheqja e nënshkimit nga marrëveshjet.

Kronikë nga Iliri Pireva.

https://www.youtube.com/watch?v=M0aSfF-Rcn8

Leave a Reply

Your email address will not be published.