Lajmet e fundit

Edhe Abdixhiku i ka dy fjalë për “Stupcat”

Analisti politik, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me skeqin humoristik të Stupcave, ndaj të cilit reagoi Organizata e Veteraëve të UÇK-së.
Abdixhiku thotë se kontributin e luftëtarëve të UÇK-së nuk e ka fëlliqur humori, por kapësit e shtetit, hajnat, gangsterët.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se luftëtarët e pastër sot rrinë qetë e faqebardhë.

Ndryshe OVL e UÇK-së ka reaguar ndaj skeqit të grupit humoristic Stupcat, të cilët kishin ironizuar me keqpërdorimin e luftës për liri nga disa individë që kanë qenë pjesë e luftës.

Lexojeni postimin e plotë të Abdixhikut në Facebook:

“Madhështia e lirisë, dhe sakrificës së çlirimtarit rrjedhimisht, është mu në dhënien e të drejtës secilit për të menduar e shprehur lirë. Prandaj dhe i thonë liri. Prandaj dhe luftëtarët e pastër rrinë sot qetë e faqebardhë. Po kaq dinë zaptuesit.

Lirinë dhe kontributin e luftës nuk e ka fëlliqur humori.

Ajo është fëlliqur kaherë nga kapësit, hajnat, cubat, kërcënuesit, gangsterët, tenderashët e rrahagjokësit e tjerë që s’kanë lënë të zezë pa i bë këtij vendi në emër të shenjtërisë e lirisë.

Hajgarja ndaj jush sot është përgjigja më e denjë ndaj tragjedisë së shkaktuar për 16 vjet

Leave a Reply

Your email address will not be published.