Profesorët universitarë, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi kishin bërë një publikim lidhur me demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe si rezultat kishin konstatuar humbjen e 82.3 km katrorë tokë të Kosovës. Për ta bërë edhe më bindëse punën e tyre ata kishin, i ishin veshur edhe njëherë punës, duke bërë analiza më të thella, përmes mjeteve teknike të punës më të avancuara. Edhe ky hulumtim, ka nxjerrë rezultate të njejta. Kosova ka humbur territor të madh në demarkacionin me Malin e Zi.
“Dallime më shumë janë teknike dhe rrjedhimisht edhe rezultate më bindëse. Nëse atëherë e kemi bërë me një kamerë më të dobët, tash e kemi bërë sërish me një kamerë të cilësisë më të lartë”, ka thënë Isufi për lajmi.net.
Më tutje Isufi tregon se kanë arritur që të konfirmojnë të dhënat që ata kishin konstatuar, duke thënë se të dhënat e këtij publikimi mbeten të njëjta si të dhënat në të parin, por që tash janë bërë me analiza më të thella.
“Të dhënat mbeten të njëjta si në publikimin e parë, ne i kemi konfirmuar ato të dhëna, ndërkaq kësaj here kemi bërë analiza më të thella”, tregon Profesori, Florim Isufi.
Ndërkaq, këto analiza sipas profesorit, ekspert të çështjeve gjeografike, sjellin rezultate më të bindshme, me anë të të cilave ata synojnë të vërtetojnë konceptin e tyre.
“Këto analiza më të thella që i kemi realizuar kanë sjellë rezultate më të bindshme dhe si rezultat në mund të vërtetojmë konceptin tonë për demarkacionin”, tregon më tutje Isufi për lajmi.net.
Një tjetër ndryshim në këtë publikim është edhe krahasimi që është bërë në studim. Teksa në studimin e parë të publikuar ishin bërë krahasime vetëm me një shtet, në publikimin tjetër janë bërë krahasime me të gjitha njësitet administrative të ish-Jugosllavisë.
“Një tjetër ndryshim në këtë publikim është edhe fakti që në publikimin e parë kemi bërë krahasim vetëm me një shtet, ndërsa tash ne kemi bërë krahasime me të gjitha njësitet administrative të shteteve të ish-Jugosllavisë”, ka thënë më tutje Isufi, raporton lajmi.net.
Florim Isufi në bashkëpunim me kolegun e tij Shpejtim Bulliqi kishin hartuar një studim, i cili konstatonte se Kosova po humbte një pjesë të konsiderueshme të tokës, krejt kjo si rezultat i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tyre, Kosova nga kjo marrëveshje do të humbte rreth 82.3 km katrorë apo 8 mijë e 229 hektarë tokë, shifër që është e barasvlershme me rrugën autostradë Prishtinë-Kukës.
“Nëse i përkthejmë këto kilometra, atëherë mund të konkludohet se mund të jetë një autostradë 1 km e gjerë, nga qendra e Prishtinës deri te ajo e Kukësit”, kishte thënë Isufi.
Në një intervistë të lajmi.net, Florim Isufi kishte thënë se ata nuk e kanë nxjerrë këtë publikim për të komentuar politikisht këto ndryshime në kufi, dhe se pikëpamja politike dhe këndvështrimi nga shkenca kanë dallime të mëdha.
Madje në një përgjigje Isufi kishte thënë se mirëpresin çdo kë që do të mund të hidhte poshtë të dhënat që kanë nxjerrë ata
“Ka dallim mes asaj se çfarë thotë shkenca dhe politika. Ne bazohemi në fakte dhe mirëpresim dikë që mund t’i hedh poshtë këto të dhëna”.