Pas ndezjes së dritave me ngjyra të flamurit të Francës në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, të njëjtin veprim në shenjë solidarizimi me viktimat e Parisit e ka bërë edhe Komuna e Prishtinës.
Këtë e ka bërë publike kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.