Lajmet e fundit
Edhe LDK i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit!

Edhe LDK i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit!

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se loja politike e kryetarit të Komunës dhe manipulimi politik i tij ndaj këshilltarëve të VV në Prishtinë është e dëmshme për qytetarët e Prishtnës.
LDK thekson se me direktivën e tij dhe të zyrave politike të VV, sot nuk mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës dhe gjithashtu tërhoqi ekzekutivin e përgjysmuar të tij dhe 10 anëtarët nga VV.

“Kryetari i Prishtinës, i cili tash e 9 muaj nuk doli para anëtarëve të Kuvendit të kryeqytetit, edhe sot pa fije të ndërgjegjes politike dhe të besimit që ka marrë nga qytetarët, nuk e pa të arsyeshme që para anëtarëve ta arsyetojë planin e tij buxhetor dhe të hapë debat të mirëfilltë lidhur me buxhetin për vitin 2016. Kështu, ai i kontribuoj asaj që buxheti të mos shqyrtohet dhe t’i kalojë afati ligjor për aprovim, me pretekstin e tij për bllokim. Bllokimi që deshi t’ia bëjë buxhetit nuk ndodhi, edhe pse VV e lëshoi sallën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Grupi i LDK-së konsideron se të gjitha vendimet e aprovuara me shumicë votash në Kuvendin e Prishtinës do të jenë valide, pavarësisht grupeve politike brenda Kuvendit që i sjellin ato vendime.

Grupi i LDK-së konsideron se ikja nga debati, i kryetarit, propaganda gjithandej e tij në shërbim të zyrave të VV, jo prezenca e tij në Kuvend, për debat, tregon se qeverisja e tij është e brishtë, jodemokratike dhe afër kolapsit të demokracisë në qeverisjen e Prishtinës.

“Nga kjo gjendje dilet vetëm me ndërrimin e qasjes qeverisëse të kryetarit Shpend Ahmeti. Prishtina nuk mund të udhëhiqet nga një zyre politike e VV dhe nga 10 anëtarë të VV në Kuvendin e Prishtinës”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.