“Plani strategjik”, skeç ky i Stupcave i realizuar për fundvit, është bërë temë e këtij fillim viti në Kosovë.
Skeçi që ka të bëjë me UÇK-në, ka ngjallë reagime të shumta dhe nga më të ndryshme.
Në këtë temë së fundi është përfshirë edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, i cili në llogarinë e tij në Facebook, u ka dalë në krahë Stupcave.
“Unë jam me Stupcat”, shkroi Cana në Instagram.