Lajmet e fundit

Edhe Nisma reagon ndaj vendimit të Gjykatës për deputetët

Vazhdimi i paraburgimit nga Gjykata Politike për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për Deputeten e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, është dëshmi se regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit është i vendosur të ndërmarrë veprime të cilat e përshkallëzojnë edhe më shumë gjendjen.
Kështu e vlerëson Nisma për Kosovën, e cila fton organet e shtetit, në këtë rast ato të Prokurorisë dhe Gjyqësorit të ndërprejnë zbatimin e urdhrave politik, raporton lajmi.net.

“Ata e dinë më mirë se të gjithë ne se këto vendime janë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Prandaj, i ftojmë që t’i kthehen ligjshmërisë dhe jo zbatimit të urdhrave politik”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.