Momenti negativ që po kalon Wayne Rooney me fanellën e Manchester United ka futur në lojë edhe policinë e qytetit.
Një postim i pamenduar mirë nga Departamenti i Policisë së Manchesterit në Twitter po bën xhiron e botës, shkruan supersport.
Të dielën në mbrëmje, ky departament shfaqi për disa komente postimin me tekst: “Një person i zhdukur. Wayne Rooney është parë për herë të fundit në zonën e “Old Trafford” i veshur me një bluzë të kuqe. Nëse e shikoni, njoftoni kolegët e Greater Manchester Police Urmston”.
Një shaka që me shumë mundësi është ideuar nga nje polic tifoz i kushërinjve të urryer të Manchester City-t por që provokoi një reagim të menjëhershëm.
Për momentin, departamenti nuk ka reaguar me falje në drejtim të lojtarit që po kalon vërtet një moment të errët në karrierën e tij.
Këtë sezon të Premier League ai ka shënuar vetëm dy gola, ndërsa nuk ka arritur ta prekë rrjetën në UEFA Champions League.
Në ndeshjen derbi, sulmuesi nuk e goditi asnjëherë portën, ndërsa humbi plot 28 topa. Gjithsesi, një shaka e tillë nga departamenti i policisë duket vërtet e tepërt.