Derisa para dy ditësh shumë pjesë të Kosovës u vërshuan nga shiu i pandërprerë që ra për disa orë, sot në përgjithësi po mbizotëron mot i ngrohtë dhe me diell, sikur të ishim në pranverë.
Në rrugët dhe sheshet e Prishtinës shihen shumë njerëz duke shëtitur dhe duke u kënaq me diellin nëpër tarraca të kafeneve të ndryshme, transmeton Indeksonline.
Duket se moti i mirë ka ndikuar edhe në disponimin e qytetarëve të cilët shihen të buzëqeshur.
Indeksonline iu sjell disa fotografi nga moti me diell në kryeqytet.