Menaxhmenti i UP-së duket se është i mishëruar me gabimet. Pos bllokadave, obstruksioneve, shkeljeve statutare, arrogancës dhe inateve personale, tash edhe vendimet i nënshkruan me gabime drejtshkrimore. Një gjë të tillë e ka bërë pikërisht numri një i universitetit më të madh në vend, rektori Ramadan Zejnullahu. Ai ka nënshkruar një vendim me plot gabime drejtshkrimore, ku brenda një fjalie ka më shumë se tre gabime. Këto mund të vërehen qartë në vendimin e tij të publikuar edhe në webfaqen e Universistetit http://uni-pr.edu/getattachment/8ca8998e-0610-481c-b537-a086fdb26da0/Vendim-mbi-kushtet-e-regjistrimit-te-vitit-vijues-.aspx .