Lajmet e fundit

Edhe Rrustem Mustafa- Remi dorëzon mandatin e deputetit

Deri sot, Rrustem Mustafa – Remi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa sot ai ka marrë vendom për ta dorëzuar mandatin e të zgjedhurit të popullit pas marrjes së vendimit gjyqësor për dënimin e tij.  Gjatë ditës po këtë mandat e kishte dorëzuar edhe Latif Gashi kurse Rrustem Mustafa, ka thënë pokështu se “ndjeva obligim zyrtar dhe e dorëzova mandatin e deputetit”, transmeton gazetablic.com. Ai po ashtu i ka komentuar edhe zhvillimet aktuale në vend, nga ku ka vlerësuar se normalizimi i shtetit, s’ka alternativë.

Prononcimi i plotë i tij në Facebook:

NORMALIZIMI I SHTETIT-S’ka alternativë.

Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shëndrrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit.

Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por edhe kanë obligim kushtetues të jenë besnik të ligjeve dhe interesave shtetërore.

Akoma ka mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.

Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat që mundë ti ndërtojmë.

PS…Une respektoj vendimet institucionale gjygjesore, e kam deklaruar se na duhet ndjeshmeri ndaj rendit, ligjit shume here.

Sot ndjeva obligimin zyrtar dhe e dorzova mandatin e deputetit.
Unë besoj në Shtetin tonë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.