Lajmet e fundit
Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit

Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit

Pesë të akuzuarit të gjithë serbë të Kosovës akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile të kryera gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Në pjesën e parë të seancës dëshminë e saj e ka dhënë Hava Sejdiaj, e cila ka rrëfyer se natën e 3 shkurtit të vitit 2000 ka qenë në banesën e saj në veri të Mitrovicës së bashkë me baskëshortin Niman Sejdiaj, vajzat Fatjona dhe Filloreta si dhe djalin Fatlumin.

Sipas saj në orët e mbrëmjes të asaj nate është dëgjuar një shpërthim afër ndërtesës ku ka jetuar dhe përnjëherë është shfaqur një turmë njerëzish e përbërë nga 40 persona

“Ata kanë tentuar ta hapin derën me forcë duke përdorur shufra, ndërkohë kanë sharë dhe ofenduar. Pas pak minutash e kanë thyer derën dhe njëri prej tyre më ka kapur për flokësh dhe më ka grushtuar deri në alivanosje”, ka rrëfyer dëshmitarja Sejdiaj.

Ajo ka treguar se burrin d he fëmijët i kanë qitë jashtë ndërsa kjo ashtu e alivanosur ia ka arritur të zbres shkallëve teposhtë ku e ka gjetur burrin pothuajse të vdekur.

Dëshmitarja ka theksuar se pas dy orë e gjysmë ka arritur KFOR-i me autoambulancë të blinduar me të cilën e kanë dërguar bashkëshortin e saj në spital. Ajo ka treguar se pas 17 ditësh bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Ndërkaq sa i përket Oliver Ivanoviqit dëshmitarja tha se e ka njohur mirë edhe para luftës, por që nuk e kishte parë në asnjë moment gjatë natës kritike.

Ngjashëm është shprehur edhe për të akuzuarit tjerë. Në pjesën e dytë të seancës dëshminë e saj do ta japë Myrvete Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.