Lajmet e fundit

Edita Tahiri nuk frigohet se do të mbetet e pa punë!

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri edhe njëherë i ka mëshuar telit të muzikës së saj me fjalë dhe premtime në punën e saj që e bën rreth dialogut me Beogradin. Kështu, Edita e cila gjithmonë E DIN ka mohuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë në Bruksel. Ajo ka thënë se, pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, dialogu do për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë.

Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.

Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën.

Tahiri për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet.

“Sa i përket dialogut, Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë e ka bërë të qartë se dialogu i Brukselit është proces për fqinjësi të mirë ndërmjet dy shteteve”.

“Duke qenë se jemi shtet në rrugën zyrtare të anëtarësimit në BE, tash me nënshkrimin e MSA-së, dialogun e kuptojmë si plotësim të standardëve për fqinjësi të mirë. Prandaj do të vazhdojmë dialogun.

“Zërat që thonë se dialogu duhet të ndalet janë zëra të cilët nuk mendojnë thellë sepse, nëse mendosh thellë, këta zëra thonë se Kosova duhet të izolohet”, është shprehur Tahiri me bindjen e plotë se nuk do mbetet pa punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.