Lajmet e fundit

Edita Tahiri Nuk komenton pezullimin e Asociacionit

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka preferuar të mos e komentojë ‘urdhrin’ e Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet gjithë puna në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe deri në vendimin e gjykatës.

Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun e nivelit teknik me Serbinë që nga vitit 2011, tha se e respekton gjykatën si institucion.

“Nuk dua ta komentoj vendimin për shkak të respektit në pavarësinë e instucionit (gjykatës)”, tha ajo për BIRN.

Leave a Reply

Your email address will not be published.