Lajmet e fundit
Edward Snowden : “Kam punuar për qeverinë. Tani punoj për publikun”

Edward Snowden : “Kam punuar për qeverinë. Tani punoj për publikun”

Edward Snowden, personi që publikoi mijëra dokumente të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Amerikë, ka hapur zyrtarisht llogarinë në rrjetin social.

Me të hapur llogarinë ai ka ndjekur vetëm një llogari tjetër – Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA).

“A mund të më dëgjoni tani”, ka qenë ‘cicërima’ e parë në llogarinë e tij. Llogaria e tij po ashtu ka edhe shenjën se është llogari e verifikuar nga Twitteri.

“Kam punuar për qeverinë. Tani punoj për publikun”, shkruhet në profilin e tij, raporton CNN.

Për vetëm 45 minuta pasi publikoi tekstin e parë, Snowden fitoi më shumë se 110 mijë ndjekës.

Snowden herën e fundit është paraqitur në Rusi, ku ka fituar azilin që prej se publikoi dokumentet në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.