Së paku 12 imigrantë janë mbytur në det, ndërsa 116 të tjerë kanë shpëtuar, pasi anija e tyre ishte fundosur në bregdetin e Egjiptit.
Kjo anije u fundos sot afër portit Aleksandria.
Sipas disa raporteve, shumica e imigrantëve ishin palestinezë dhe sirianë.
Egjipti i ka pranuar më se 100 mijë sirianë, që kanë ikur nga lufta civile në vendin e tyre.
Ky incident ndodhi një javë pasi më se 300 imigrantë humbën jetën kur anija e tyre u fundos në ishullin italian Lampedusa, ndërsa janë shpëtuar më se 150 vetë.