Rojet bregdetare italiane kanë deklaruar se kanë koordinuar 11 operacione të veçanta në brigjet e Libisë, ku edhe kanë shpëtuar 1,151 emigrantëve .
Në operacionin më të madh, një anije roje bregdetare ka arritur të kap 441 njerëz nga katër anije, vazhdon deklarata, transmeton Gazeta Blic.
Ndërsa, sipas Médecins Sans Frontières ( Mjekët pa Kufij), në një anije kishin shpërtuar 373 persona, duke përfshirë 62 gra dhe 10 fëmijë.
“Shumë prej tyre janë të tronditur,” tha njëri nga mjekët. Ndërsa, sipas një zëdhënsi të Mjekëve pa Kufi, të mbijetuarit janë transferuar në Itali, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, me 19 shtator, rreth 4,500 emigrantë janë përpjekur të kalojë nga Libia në Mesdhe. Libia, këto vitet e fundit ka qenë një pikë kryesore për emigrantët që kanë kërkuar të udhëtojnë në Europë. Ndërsa, kontrabandistët kanë përfituar nga konflikti dhe kaosi politik atje, që nga revulocioni i saj në vitin 2011.