Lajmet e fundit

Ekonomia gjatë vitit 2015 me ngecje të mëdha

Vitin që lamë pas ekonomia e Kosovës u përball me një varg problemesh. Shumë pengesa u shfaqën në pjesën dërrmuese të sektorëve. Qytetarët dhe njohësit e ekonomisë kishin pritur shumë, pasi për herë të parë timonin e Qeverisë e mori një ekonomist i njohur.

Por, shpresat për një jetë më të mirë qytetarët i gjetën rrugëve të Evropës. Shumë projekte madhore ishin premtuar se do të finalizohen por jo ndodhi e kundërta. Qeveria humbi një vit, e Trepça mbeti aty ku ishte. Nuk u zgjidh problemi i saj.

Në fund të vitit Qeveria arriti marrëveshje për ndërtim të Termocentralit Kosova e Re me kompaninë amerikane, “Contour Global”, e cila u përkrah edhe në vizitën e bërë në Kosovë të sekretarit amerikan John Kerry.

Edhe gjatë vitit 2015Maqedonia bëri fushatë të ashpër në Kosovë për atraktimin e bizneseve kosovare që të transferohen në këtë vend. Përpos dhënies së tokës pa para, shteti fqinj u ofroi edhe benificione financiare dhe fiskale në nisje të biznesit.

Gjithashtu, qeveria mori vendim për shkallëzimin e TVSH-së në produkte, mirëpo kjo vazhdoi të mos e arrijë ndikimin e saj të pritur për shkak të hezitimit të shitësve që të ulin çmimet, ndërsa për ato që u rrit TVSH-ja i rritën menjëherë.

Një pjesë e naftëtarëve vazhduan edhe këtë vit të mos fiskalizohen me pajisjet e reja fiskale. Qeveria lejoi futjen e operatorëve të rinj në treg, por procesi nuk u finalizua.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) , nuk pati efekt pa liberalizim të vizave.

Muhamet Sadiku, njohës i çështjeve ekonomike, tha se viti që lamë pas më tepër është karakterizuar me tensione politike sesa që ka pasur zhvillim ekonomik.

Ai po ashtu tha se edhe arritja e MSA-së nuk sjell përfitime, pasi që sektori i prodhimit duhet të jetë konkurrues. Madje sipas tij nuk Qeveria nuk ka arrit të adresoj problemin e punësimit.

Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë , tha se qeveria duhet të punojë në fuqizimin e sektorit privat.

Po ashtu edhe Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se Qeveria e re e filloi vitin me një interesim për zhvillim ekonomik. Por, sipas tij, pati ngecje në pjesën e dytë të vitit.

Myzene Selmani, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe njohëse e zhvillimeve ekonomike, tha se gjatë një viti Qeveria nuk pati investime të reja, porse investimet kryesore u financuan nga buxheti.

Buxheti për 2016 do të jetë më i madh se ai i viti që lamë pas, me 1.6 miliardë euro që do të vazhdojë të varet nga të hyrat e importit që mblidhen nga Doganat. Pjesa më e madh do të mblidhet nga importi i prodhimeve nga Serbia, që në 2015 ka qenë partneri kryesor i Kosovës, si në import ashtu edhe në eksport, pavarësisht një varg pengesash që ka pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.