Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE| AAK ulet me Qeverinë për demarkacionin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe Zyrtari i AAK’së Blerim Kuçi janë ulur në zyrarat e Qeverisë së Kosovës për të biseduar rreth demarkacionit.

Zyrtarë të AAK’së më në fund kanë pranuar të ulen me Qeverinë e Kosovës për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit.

Është Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi ai që është ulur në një tavolinë me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që është edhe Zëdhënës i Qeverisë. Ata shihen duke shikuar disa harta të cilat duken se kanë të bëjnë me demarkacionin.

Gazeta Express ka siguruar disa fotografi të tyre së bashku.

Njëra ndër arsyet e protestave dhe bllokadës së punës së Kuvendit nga ana e Opozitës, është edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.