Lajmet e fundit

Ekskluzive: Armend Zemaj, nuk jam në Kosovë, nuk di asgjë për fletarrestin

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka deklaruar se nuk është në Kosovë dhe se nuk di asgjë për fletarrestin

Deputeti I LDK-së Armend Zemaj nuk është i njoftuar për fletarreshtin e lëshuar nga Prokuroria e Kosovës. Ai gjendet jashtë vendit.
“Nuk jam në Kosovë, nuk di asgjë për fletarrestin…” ka thënë përmes telefonit deputeti Armend Zemaj, I kontaktuar nga Botapress.

Siç dihet Armend Zemaj dyshohet se ka hedhur një gotë të qelqit në seancën e 22 shkurtit kur u gjuajt me ve kryeministri Isa Mustafa nga opozita.

Vetë Zemaj në një deklaratë për media nuk e ka mohuar por as nuk e ka pohuar hedhjen e gotës së qelqit në këtë seancë.

 

“As nuk e kam mohuar as nuk e kam pohuar, sepse seancat janë publike dhe mediat janë çdo herë në përcjellje të seancave. Se besoj që ka qenë çështje lëndimi. Më vjen keq që është thyer një gotë, dhe ka mujt që më vonë t`u shërbeje deputetëve. Se besoj që ish lënduar dikush se njerëzit shikojnë lëndime të tilla dhe nuk lëndohen nga ajo, pavarësisht a është e qelqit apo plastikë. Shumë interesant tash kjo puna e gotës, më vjen keq që është thyer një gotë, por më vjen keq që nuk ka qenë caku i destinuar. Caku ka qenë me theks të caktuar, një momentum i keq, por që ka rezultuar me një thyerje gote. Me pas gjuajt në adresë në deputetëve ka mundur të has dikund gota”, tha Zemaj në intervistë për një medium kosovar. .

Leave a Reply

Your email address will not be published.