Lajmet e fundit

Ekskluzive: Bajram Rexhepi pritet të kthehet në krye të MPB-së

Bajram Rexhepi pritet ta drejtOI sërish Ministrinë e Punëve të Brendshme.

‘Kosovanews’  sipas disa burimeve  brenda PDK-së ka arritur të mësoj se Rexhepit i është ofruar posti i ministrit të Punëve të Brendshme, me rastin e shkuarjes së Hashim Thaçit president.

Rexhepi , pavarësisht paralajmërim që ka bërë këto ditë se nuk do të merret më me politikë ai do të inkuadrohet sërish. “Me rastin e marrjes së postit të presidentit nga z. Thaçi, do të ketë ndryshime edhe në dy ministri, atë të Punëve të Brendshme dhe atë të Jashtme.

Ministri Skender Hyseni do të kalojë nga MPB-ja për ta drejtuar ministrinë e Jashtme, kurse ministria e Brendshme do t’i takojë PDK-së, që atë mund ta drejtojë z. Bajram Rexhepi”, ka thënë burimet e ‘Kosovanews’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.