Vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Dlerta Deliu është punësuar në mediumin publik, RTK, ish vendin e punws sw motrws. Deputetja deri në vitin 2010 kishte qenë pjesë e RTK-së. Si duket, ajo vazhdon ndikimin e saj në këtë medium.
Vëllai i saj, Taulant Deliu është punësuar me një pozitë mjaft të ndjeshme që është ajo e zyrtarit të Prokurimit Publik, merr vesh ‘qdheq’. Këtë pozitë ai e ka fituar pavarësisht kritikave që RTK tashmë është e mbingarkuar me staf dhe se PDK-ja e kontrollon këtë medium përmes punësimeve.
Blerta Deliu është parë edhe në ndejën e fundit të RTK-së të organizuar nga menaxhmenti që mësohet se ka kushtuar mbi 10 mijë euro. Kjo, përkundër faktit që tash është deputete dhe nuk punon më në RTK.
Ajo është e martuar me biznismenin Sabit Kodra i cili njihet se është i lidhur me strukturat e PDK-së./qdheq