Lajmet e fundit

Ekskluzive: Fakte që dëshmojnë se Fatmir Sheholli u angazhua që Kosova të mbetet nën okupimin serb (FOTO)

9 Gushti i vitit 1999, gazetarin Fatmir Sheholli e gjenë në Beograd, bashkë me disa kolegë të tij nga mediet serbe. Si shqiptar që ishte, ai u pyet gjerë e gjatë për situatën në Kosovë.

Këtë intervistë, të cilën Magazina.al e posedon të plotë, Sheholli po e jepte pas shumë vrasjeve, masakrimeve, përndjekjeve e një mori krimesh që regjimi serb i kreu mbi popullatën civile shqiptare.

Por, Fatmir Sheholli në deklaratat e tij të zbardhura në një faqe që i dedikohet diktatorit Slobodan Milosheviç, jep një pasqyrë krejt tjetër, duke i mbajtur anën serbëve e duke akuzuar rëndë në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja ka marrë përkrahje të madhe nga Amerika dhe Gjermania. Por pse? SHBA-të ishin prijëse kundër terrorizmit, por në rastin tonë e përkrahën terrorizmin e UÇK-së. Para dy vitesh, në një natë Janari 1997, UÇK-ja vrau babain tim, Maliç Shehollin. Ai u quajt tradhëtar sepse e përkrahi Jugosllavinë dhe qeverinë e Serbisë, jo UÇK-në. Ai donte të jetonte me të gjitha grupet etnike në Kosovë. Ishte 51 vjeçar. UÇK-ja vet na tha se e vranë” – ka thënë Sheholli për mediet serbe, transmeton Magazina.al

Sheholli pati deklaruar se UÇK-ja nuk ka vrarë vetëm babain e tij, Maliç Sheholli, i cili ishte deputet i partisë socialiste serbe, e të cilën e drejtonte Slobodan Milosheviç.

“UÇk-ja ka thënë se ka vra më shumë se një mijë persona se nuk ishin shqiptarë ose që kërkonin të mbeten nën Jugosllavi. Dhe në këtë shifër nuk përfshihen edhe ushtarët e vrarë nga radhët e armatës jugosllave” – vazhdon Sheholli

I pyetur për metodat që përdorin UÇK-ja për të vrarë dikë, Sheholli pati thënë:

“Çka t’iu them më shumë? Ata po vrasin njerëz. Duke i mbytur e torturuar”. 

Sheholli ka thënë poashtu se bashkë me pjestarët e UÇK-së, familjen e tij në Podujevë e kanë torturar edhe trupat e KFOR-it.

Veç UÇK-së, Sheholli në këtë bisedë për mediet serbe ka dalë kundër edhe për intervenimin e NATO-s.

“Shqiptarët janë lënduar nga të gjitha palët, por më së shumti nga bombardimet e NATO-së. Më shumë se 300 shqiptarë janë vrarë nga intervenimi” – akuzon tutje Sheholli.

Ai poashtu ka thënë se SHBA-të nuk janë informuar drejtë, meqë siç shton, shqiptarëve u janë respektuar gjithmonë të drejtat në Jugosllavi.

Fatmir Sheholli, ka ushtruar funksione të rëndësishme në vend, kryesisht në institucione si ministri e komuna të udhëhequra nga serbët. Së fundmi ai punon si këshilltar i kryetarit të Graçanicës. I njëjti ftohet shpesh edhe nga mediet vendore në cilësinë e analistit politik, e madje edhe pati drejtuar emisione televizive.

Fatmir Sheholli nuk është shqiptari i vetëm që ka dhënë deklarata kundër shtetësisë së Kosovës dhe luftës së UÇK-së. /Magazina.al

 

intervista-1024x501

Leave a Reply

Your email address will not be published.