Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE: Lirohet Afrim Sulejmani, i arrestuar më 09 maj në Lagjen e Trimave

Lirohet Afrim Sulejmani, njëri nga të arrestuarit në përleshjet mes policisë dhe grupit të armatosur  në Lagjen e Trimave më datën 09 dhe 10 maj.

Sipas informacioneve që Alsat M ka siguruar, Sulejmani është liruar në mungesë të provave. Familjarët e tij kohë më parë kërkuan lirimin e djalit të tyre, policit Afrim Sulejmani duke garantuar se ai ishte i pafajshëm dhe se në ditën kur po zhvilloheshin përleshjet e armatosura, Afrimi po përgatitej për në punë.

I njëjti, në kumtesën e parë të publikuar nga Prokuroria Publike, bënte pjesë në grupin e personave pjesëmarrës në logjistikë. Lirimi i Afrim Sulejmanit vjen plot 5 muaj e gjysmë pas arrestimit të tij.

Nga përleshja në Lagjen e trimave mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërkohë që u arrestuan dhjetëra përfaqësues të grupit të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.