Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE || Më në fund Hashim Thaçi i përmend zgjedhjet. Ja çka u diskutua sot në PDK!

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi me në fund e ka pranuar edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme si të mundshëm. Ai në mbledhjen e sotme të strukturave të partisë ka theksuar se nëse nuk do të zgjedhet president, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të reja, i ka thënë GAZETES BLIC nje burim brenda kësaj mbledhjeje.

“Nëse nuk do ti marrë votat, atëherë duhet të bëhemi gati për zgjedhjet e reja”, citohet të ketë thënë Thaçi para anëtarëve të Kryesisë, deputetëve dhe kryetarëve te degëve të PDK.

Gazeta Blic edhe para dy ditësh ka raportuar se Hashim Thaçin për postin e presidentit po e kushtëzon Lista Serbe, me themelimin e Asociacionit dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kjo është mbledhja e tretë e strukturave të PDK brenda pak ditësh. Në mbledhjen e sotme sipas burimeve të Gazetës Blic u diskutua edhe për një anti protestë.

“Në mbledhje të Kryesisë u diskutua edhe ideja e një anti proteste, në mbrojtje të Qeverisë”, ka thënë ky burim. Pos PDK-së, gjatë ditës së sotme edhe LDK i ka mbledhur strukturat partiake, ku i është dhënë mbështetje e fuqishme koalicionit me PDK-në. LDK është zotuar se do ta zbatoj marrëveshjen me PDK, ku sipas së cilës Hashim Thaçi do të zgjedhet president.

Pos dy partive ne pushtet, nesër pritet që edhe opozita ti mbledh strukturat partiake. Gazeta Blic ka marrë vesh se nga ora 13:00 opozita e bashkuar ka një takim me strukturat partiake. “Takimi do të mbahet në ora 13:00 në Sallën e Kuqe. Në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe për hapat e ardhshëm që do ti ndërmarrë opozita në ditët në vijim”, ka thënë ky burim. (GAZETA BLIC)

1929874_983783228358703_678520300339566063_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.