Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE || Një nga të arrestuarit për fajde, është djali i hallës së Enver Sekiraqës

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër fajdexhinjve, është arrestuar edhe një njeri i afërm i tashmë të njohurit, Enver Sekiraqës. Gazeta Blic merr vesh se i arrestuar është Bujar Avdullahu, nga lagjja “Vranjevc” në Prishtinë, i cili është djali i hallës së Enver Sekiraqës.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Bujar Avdullahu është vëllai i Ilir Avdullahut, i cili është në arrati, për shkak se dyshohet se ka lidhje me rastin e vrasjes së policit, Triumf Riza.

Ndërkohë, burime nga policia kanë theksuar  se pritet që gjatë javëve të ardhshme të vazhdojë aksioni me arrestimin e fajdexhinjve të tjerë në Prishtinë.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë bastisjesh në disa lokacione në Prishtinë, në lidhje me personat që janë të përfshirë në dhënien e fajdeve.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot me 08.01.2016, në orët e hershme ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar lokacionet si në vijim:

·         pesë (5) shtëpi dhe një (1) banesë në Prishtinë,
·         një (1) shtëpi në fshatin Barilevë  dhe
·         një (1) shtëpi në Lipjan.

Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet  si më poshtë:

1)      B. A. (1979)
2)      Rr. S. (1971)
3)      E. A.  (1981)
4)      A. N. ( 1983)
5)      I. M.  (1981)
6)      N. S   (1975) dhe
7)      B. A.  (1987)

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar rreth 10 000 euro para të gatshme, dokumente, shënime të ndryshme në lidhje me fajdet, telefona dhe prova tjera relevante për rastin. Gjithashtu gjatë operacionit në lokacione të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe disa municione.

Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent shtatë (7) personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.