Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE || Opozita nuk ka fajë , ja faktet se Demarkacioni i merr territor Kosovës (DOKUMENT)

Kosovanews.info ka arritur që ta sigurojë një dokument, që e kanë përgatitur profesorët e gjeografisë, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi, ku shihet në mënyrë shumë të qartë se sa territore do t’i humb Kosova nga Demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas këtij dokumenti, të titulluar “Mini atllasi shkencor për vijën kufitare Kosovë- Mali i zi (Pjesa e dytë)”, këta dy profesorë, përmes hartave kanë faktuar se sa territor do të humb Kosova nga ky proces.

Kosovanews.info në vijim jua sjellë të plotë këtë dokument, ku shihen deri në detaje hartat, të cilat shpjegojnë se si ka qenë kufiri më herët, e si është tash.

Profesori i UP-së, Shpejtim Bulliqi, i cili edhe më herët nëpër medie ka deklaruar se Kosova nga ky proces, do t’i humb hiç më pak se 8 mijë e 800 hektarë tokë.

Kundër demarkacionit me Malin e Zi tash e sa kohë janë edhe partitë opozitare. Këto parti po kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit për këtë marrëveshje dhe nga ajo për demarkacionin, si kushti i vetëm që të lejojnë kthimin në normalitet të Kuvendit të Kosovës. Tash e sa javë, Kuvendi i Kosovës është bllokuar nga ana e opozitës, të cilët po i konsiderojnë si të dëmshme këto marrëveshje. 

1a234567891011121314151617181920202122232425262728

29   

Leave a Reply

Your email address will not be published.