Deçanasja Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda mjekësisë ligjore kosovare.
Sipas këtyre burimeve, trupi i saj është gjetur i dekompozuar dhe e skeletonizuar. Sipas këtyre burimeve, Donjeta Pajaziti dyshohet se është vrarë në ditët e para kur ajo u raportua se kishte humbur.
“Ajo është ekzekutuar me dy plumba në kokë. Është gjetur sfera e njërit plumb dhe dyshohet të jetë 9 mm”, i ka thënë Gazetës Blic ky burim.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ajo ka qëndruar ashtu e vrarë, derisa para disa ditësh u gjetë nga një qytetarë i asaj ane.
“Nuk kishte shenja se ishte dhunuar. Megjithatë, ishte me pantollona gjysmë të zhveshur”, ka thënë ky burim brenda mjekësisë ligjore, duke shtuar se ajo nuk ishte shtatzënë.
Rastin e autopsisë së Donjeta Pajazitit e ka udhëhequr mjeku ligjor, Dr. Naim Uka.
“Aq shumë është dekompozuar saqë në kokën e saj mund të shiheshin eshtrat”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.
Donjeta Pajaziti, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.
Donjeta Pajaziti qe zhdukur 6 javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.
Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci, është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale. Por, është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull.
“Qysh ka qenë faqebardhe, i erdh edhe të vdesë faqebardhe”, është shprehur nëna e 24 vjeçares, që është krenare me të bijën.