Aktgjykimi tregon qartë se Asociacioni mund të themelohet por duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Në një intervistë për RTK’në Pallaska ka thënë se Asociacioni do t’i përngjajë një Organizate Joqeveritare.
“Ka bazë juridike në Kosovë edhe para marrëveshjes së prillit por edhe kjo marrëveshje parasheh krijimin e këtij Asociacioni”, ka thënë Pallaska në një intervistë për RTK’në.
“Statuti i Asociacionit do t’i përngjajë më shumë statutit të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkaq njohësi i çështjeve kushtetuese, Vigan Qorroli thotë se Kushtetuesja i ka kërkuar Qeverisë që në një mënyrë, ta barazojë Asociacionin e Komunave Serbe me një OJQ. Ai thotë se megjithatë, Asociacioni nuk mund të krahasohet më një OJQ.
“Vështirë të themi se do të jetë një OJQ por në fund do të duhej të ishte si Asociacioni i Komunave të Kosovës”, ka thënë Qorroli.
http://www.dailymotion.com/video/x3jbo8d_pallaska-dhe_news