Ardian Neritani, shtetasi shqiptar, do të hetojë për krimet e pretenduara nga presidenti sirian Bashar al Assad.
Zyra e shtypit e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar lajmin se Neritani do të jetë pjesë e grupit të “Mekanizimit të Përbashkët të Hetimit” dhe se, për shkak të përgatitjes së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare, ai do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi hetues.
Adrian Neritani ka përfaqësuar Shqipërinë si shef misioni pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga viti 2006 deri në vitin 2009. Por tashmë ai do të jetë pjesë e grupit të ekspertëve që do hetojë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër civilëve.
Adrian Neritani është pjesë e grupit prej 3 anëtarësh që ka marrë tashmë dritën jeshile nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për të nisur misionin që ka për qëllim të zbulojë jo vetëm a u përdorën armët kimike, por edhe nga kush u përdorën. Grupi që do ndërmarrë hetimet e përbashkëta drejtohet nga argjentinasja Virginia Gamba, eksperti gjerman Eberhard Schanze dhe shqiptari Adrian Neritani, i cili për shkak të karrierës së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi hetimor.
Qeveria e Sirisë, por edhe kryengritësit kundër saj kanë mohuar përdorimin e armëve kimike, megjithatë ndërkombëtarët shpresojnë se hetimi do të zbulojë se kush janë fajtorët për përdorimin e gazit sarin dhe provat e gjetura të mund të përdoren për të ndjekur penalisht zyrtarë sirianë të përfshirë. Faza e parë e hetimit do të nisë me një studim të dokumenteve të mbledhura deri tani e do të vijojë edhe me një udhëtim drejt Sirisë nëse do të jetë e nevojshme.