Lajmet e fundit

Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me 20 vjet burg

Interpol Tirana ka bërë të ditur ekstradimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar, i dënuar me 20 vjet burg. Sipas një njoftimi për shtyp, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu drejt vendit tonë i 37-vjeçarit, Osman Korpuzi.

Bëhet e ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, që e ka dënuar Korpuzin me 20 vjet burg për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.