Kosovari i arrestuar sot në operacionin e policisë italiane, me mbështetjen edhe të forcave të tjera evropiane, është Eldin Hoxha.
Mediat italiane shkruajnë se nga 17 të arrestuarit, 16 janë kurdë, ndërsa njëri është shqiptar nga Kosova.
Kosovari Eldin Hoxha luante një rol të rëndësishëm në aktivitetin e celulës terroriste “Raëti Shax” në territorin italian.
Me anë të Abdul Rahman Nauroz e dy përgjegjësve të degëve të kësaj celule në Suedi e Zvicër u realizua financimi i udhëtimit me 780 euro për kosovarin Hoxha nga Turqia drejt Sirisë më 1 janar të 2014.
Nisja e udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga investiguesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk drejt Sirisë ku kosovari ka mbërritur në një kamp stërvitjeje luftëtarësh të ISIS. Në shkurt të 2014 Eldi Hoxha është kthyer me urgjencë në Itali përmes Zvicrës.
Në operacionin e sotëm janë arrestuar 17 persona të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste ndërkombëtare. Operacioni është bërë në disa shtete të ndryshme evropiane. Tre arrestime janë bërë në Norvegji, ku në pranga ka rënë Mullah Krekar, truri i organizatës, i cilësuar si mbështetës i ISIS-it.
Grupi kishte si synim hyrjen në territoret evropiane, në veçanti në vendet e ulëta, ku synonin të kërcënonin popullatën përmes aksioneve të dhunshme, sidomos në Norvegji, si shantazhi për lirimin nga burgu të Mullah Krekar, i arrestuar nga autoritetet norvegjeze në 27 mars 2012 ose kundër objektivave perëndimorë.