Lajmet e fundit

“Elektrokosova” kërcënon se t’ua ndërpres rrymën Qeverisë dhe Kuvendit

keds-punetoret1Federata Sindikale e Pavarur “Elektrokosova”, përmes një konference për media, do të bëjë publike siç thonë ata, një mashtrim që u është bërë nga Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në një komunikatë për media, Rashit Gashi si sekretar i kësaj federate, thotë se nga kjo ministri janë mashtruar disa javë më parë dhe nuk do të rrinë të qetë, transmeton KP.
“Protesta nuk sigurojmë që do të kaloj e qetë, madje do të tentojmë t’ia ndërpresim edhe energjinë elektrike ndërtesës së Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë në fjalë në shenjë revolte për këtë mashtrim që na e kanë bërë dhe të cilin do ta bëjmë publik gjatë konferencës”, thuhet në këtë komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.