Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e FIBA Europe Cup. Basketobollistët e kësaj skuadre kanë pësuar humbje sonte në Prishtinë nga skuadra greke AEK Larnaca me rezultat 70:83.
Mysafirët kanë qenë më të mirë në dy çerekët e parë, duke shkuar në pushim me 16 pikë epërsi 33:49.
Sigal Prishtina u mundua ta kthej lojën në çerekun tretë, ku arriti që ta ngushtojë epërsinë deri në 6 pikë, 54:62. Por atëherë kur duhej më së shumti, vendësit ishin të pafuqishëm dhe në fund u mposhtën me rezultat 70:83.
Pas kësaj humbje Sigal Prishtina renditet në vendin e tretë në Grupin K me 8 pikë, ndërsa AEK mbetet në vendin e dytë me 9 pikë.