Lajmet e fundit

Eliza Dushku, në shfaqjen e filmit “Shok” në Amerikë (Foto/Video)

eliza1Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.
Në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku ftuar nga organizatori i shfaqes, Deni Hoxha.
E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena .eliza2
Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze. Ajo u ftua nga Deni Hoxha, i cili eshte nje student ne shkolle te mesme ne Worcester, MA dhe qe organizoi te gjithe kete eveniment te sukseshem. Deni Hoxha ka ndihmuar edhe me dokumentarin “Dear Albania” te Eliza Dushkut.
Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje nepermjet Skype. Gjithashtu, aktorat Lum Veseli dhe Andi Bajgora derguan mesazhe speciale:

Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë (true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve.eliza3
Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua nga Deni dhe Iva Hoxha edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.