Varësia ndaj drogës për pak sa nuk i kishte marrë jetën reperit të famshëm Eminem e këtë gjë ai e ka pranuar vetë. Reperi 40-vjeçar e ka pohuar këtë gjë për dokumentarin e ri ‘How To Make Money Selling Drugs’. Ai ka treguar se si i kujtohet kur e kanë dërguar me urgjencë në spital për shkak që e kishte tepruar me doza. “Xanax, Valium, tomato, tomatoe,është gjë e njëjtë. Nëse do të shkoja në spital me dy orë vonesë, do të vdisja. Të gjitha organet në trupin tim po shuheshin. Reperi për herë të parë është rrëfyer për varësinë nga droga në albumin e tij të vitit 2010 ‘Recovery’.