Sonte në RTK në ora 22:00 u transmetua emisioni “Komiteti”; prodhim i Gazetës Express për televizionin publik. I ftuar ishte Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK’së.
Përball gazetarëve të Gazetës Express, Leonard Kerquki, Berat Buzhala dhe Shpend Limoni, Haradinaj ka folur për situatën e krijuar në Kuvend, zgjidhjen e mundshme të saj dhe krejt akuzat që ka lëshuar këto ditë ndaj rivalëve politikë.
A i ka gjuajtur ai në Kuvend kolegët nga Qeveria? A është i lumtur për këtë formë të protestës? Çfarë thotë për nismën e Presidentes? Më kë është i revoltuar Haradinaj, me ndërkombëtarët që nuk e bën Kryeministër apo me Isa Mustafën që lidhi koalicion me Thaçin? A është e mundur që AAK të futet në Qeveri me PDK’në dhe LDK’në? Çfarë posti do të merrte ai? Kush është me e keqja e vendit, sipas tij? Sika përjetuar ai akuzat e Kryeministrit për ngjarjet në Liqenin e Radoniqit?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mund t’i mësoni në emisionin “Komiteti”.
Emisioni “Komiteti” transmetohet çdo të premte në ora 22:00 në RTK. Ky emision është prodhim i Gazetës Express për mediumin publik.
Shikojeni emisionin e plotë.